Të shtëna me armë në Prishtinë, policia në vendngjarje gjen një armë dhe një qese me substancë narkotike

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Hil Mosi’’ në Prishtinë është raportuar se katër përsona janë përleshur mes vete ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar; një armë TT, një karikatorë i zbrazur, pesë predha dhe një qese me substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe njeri nga ta i moshës se mitur është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/