75 Mall Live Search
12:11 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / L A

Pedri dhe Gavi afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën

Dy mesfushorët e Barcelonës, Pedri dhe Gavi pritet të vazhdojnë kontratat e tyre.

Siç raporton Fabrizio Romano, bisedimet rreth kontratave janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe se pritet të nënshkruajnë së shpejti.

Pedri, këtë sezon po shkëlqen me Barcelonën duke bërë 18 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa Gavi është rikthyer në fushën e blertë së fundi pas lëndimit që kishte pësuar në grumbullim me Spanjën vitin e kaluar.

Barcelona, kujtojmë që do të luajë sonte ndaj Brestit në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/