75 Mall Live Search
13:57 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / Z S

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy personave, dyshohen për dy vepra penale

Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria rajonale e policisë në Prizren-Sektori i hetimeve i stacionit policor në Prizren po kërkon ndihëmë nga qytetarët për kapjen e dy personava.

Personat  kërkohen, për veprat penale:  “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rendë e mbetur ne tentativë” e cila ka ndodhur, më 28.02.2024 në rrugën “Villiam Voker”  në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave  të kërkuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor./Indeksonline/