Ish-lojtari i Barcelonës bëhet trajner i Inter Miamit të Messit

Ish-lojtari i Barcelonës, Javier Mascherano, është prezantuar si trajneri më i ri i Inter Miamit.
Ish-bashkëlojtari i Messit te Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës, tani do të dirigjojë “dhinë”, shkruan IndeksOnline.
40-vjeçari qëndroi për tetë vjet te Barcelona, teksa përveç Messit, ai do të trajnojë edhe lojtarë të tjerë që kanë rikrijuar Barcelonën në SHBA, si Suarez, Busquets e Jordi Alba.
Mascherano u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2020, ndërsa tek Inter Miami do të jetë pasardhës i Gerardo Martinos./IndeksOnline/