75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / L A

Drejtori i Bayernit flet rreth situatës së Kimmich-ut

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl ka folur rreth situatës së Kimmich.

Mesfushorit gjerman, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, ende nuk ka vazhduar kontratën me Bayernin.

Eberl, dha mendimin e tij rreth kësaj situate.

Ai duhet të vendosë nëse dëshiron një tjetër aventurë të madhe në karrierën e tij apo nëse dëshiron të bëhet legjendë në Bayern”. “Kur ai të jetë gati dhe të thotë po, ne duam të bëjmë rinovimin”, u shpreh Eberl.

Kimmich, është pjesë e Bayernit që nga viti 2015 dhe ka bërë gjithsej 408 paraqitje për “bavarezët”.

Ai ka fituar 8 herë Bundesligën, 1 herë Ligën e Kampionëve, 1 herë Kupën e Botës për klube, 3 herë Kupën e Gjermanisë, 1 herë Superkupën dhe 6 herë atë gjermane./IndeksOnline/