75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / G T

Andy Murray rikthehet nga pensionimi/ Befason të gjithë duke u bërë trajner i Novak Djokoviqit

Ish-tenisti i njohur nga Britania e Madhe, Andy Murray është rikthyer sërish nga pensionimi, por tani jo si lojtar.

Murray do të jetë trajneri më i ri i tenistit serb, Novak Djokoviq, shkruan Indeksonline

Djokoviq përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar një gjë të tillë, që për shumëkë është befasi.

“Asnjëherë nuk të ka pëlqyer pensionimi. Mirë se vjen në bordin tonë”!, ka shkruar Djokoviq në rrjetet sociale

Murray do t’i ndihmojë Djokoviqit për sezonin e ri, që nis nga muaji janar i vitit 2025 në Grand Slamin e Australisë.

Kujtojmë se Murray gjatë karrierës së tij në tenis ka fituar tre tituj të Grand Slamit, kurse ka fituar 46 tituj në total./Indeksonline/

Image