Xhulit i ndodh e papritura, dikush ia dëmton rëndë veturën

Juliana Nura nuk e ka nisur ditën mirë.
Blogerja e njohur shqiptare ka qenë cak i një sulmi vandalizues, shkruan IndeksOnline.
Dyshohet se me një mjet të mprehtë, Xhulit i është dëmtuar tavani i veturës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhuli, duke e postuar veturën në Instagram story.
Ajo ka thënë se nuk i është vjedhur asgjë nga vetura, pasi gjësendet me vlerë nuk i kishte lënë brenda në të.
Xhuli gjithashtu i ka bërë thirrje përgjegjësit për këtë akt të paraqitet, teksa rastin e ka raportuar edhe në polici./IndeksOnline/