75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / Z S

Ngrihet aktakuzë ndaj 10 personave për narkotikë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë të pandehurve.

Ata akuzohen për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme të lidhur me narkotikët.

Aktakuza është ngritur ndaj O.F., A.U., A.K., SH.K., K.M., A.M., F.ZH., G.H., N.J., dhe V.K.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për kryerjen e vazhdueshme të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Aktakuza është ngritur për shkak se dhjetë të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe  1.9 dhe me nenin të 77  KPRK-së, e kryer në grup.

Rasti ka të bëjë me veprën penale të kryer gjatë viteve 2022 – 2024./Indeksonline/