FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 15-të të Superligës

Nga e premtja zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Java nis me ndeshjen Feronikeli ‘74 – Suhareka, e cila zhvillohet të shtunen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Isak Cërvadiku.

Të shtunen zhvillohet derbi kryesor mes dy skuadrave që po luftojnë për vendin e parë, Ballkanit dhe Dritës.
Gjyqtari Valon Bajgora do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, zhvillohet edhe ndeshja mes Llapit dhe Ferizajit,
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Genc Nuza.

Të dielen zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të.
Gjilano do të jetë nikoqire e Malisheves, ndeshje kjo e cila do të gjykohet nga Visar Kastrati.

Java mbyllet me ndeshjen mes Dukagjinit dhe Prishtinës.
Gjyqtari Alban Shala do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

/IndeksOnline/