75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / Z S

KESCO: Rikyçjet e konsumatorëve në rrjet të energjisë elektrike do të bëhen me automatizëm

KESCO ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike për konsumatorët që kanë pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe kanë realizuar pagesat e tyre.

Ky sistem eleminon nevojën për paraqitjen e kërkesave manuale për rikyçje pas realizimit të pagesës.

Por, pavarësisht nga automatizimi i procesit, është e rëndësishme të theksohet se rikyçja ka një periudhë ligjore që të realizohet brenda 24 orësh pas përditësimit të statusit të pagesës./Indeksonline/