75 Mall Live Search
17:22 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / AR

Ben Affleck shqetëson fansat me daljen e fundit

Së fundmi oaparacit kanë filmuar Ben Affleck-un në rrugët e Los Anxhelosit dhe pamja e tij ka shqetësuar fansat në mbarë botën.

Ai u kap teksa drejtonte një makinë me cigare në duar dhe dukej shumë i mërzitur, transmeton Indeksonline.

Shumëkush vunë re menjëherë se ai dukej mjaft i lënë pas dore, me një mjekër të gjatë.

Disa fansa pohojnë se ai e kishte të vështirë ta përballonte divorcin nga Jennifer Lopez dhe se për shkak të rënies së asaj dashurie, ai “dështoi”. Të tjerë mendojnë se ai aktualisht po kalon një krizë dhe se pamja e tij nuk ka lidhje me divorcin e tyre./Indeksonline/