Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Kosovë

Policia ka nisur hetimet rreth një rasti të vdekjes së ndodhur të martën mbrëma në Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, viktima ishte gjetur me probleme shëndetësore në rrugë ndërsa pas pak kohe ka ndërruar jetë në QKMF-në e Fushë Kosovës.
“Lidhur me rastin personi i cili ishte hasur në rrugë, pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKMF. Pasi i është bërë kontrolli nga mjeku personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/