75 Mall Live Search
08:47 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / k.v

Arrestohet shoferi i cili e goditi për vdekje një femër afër Klinës

Policia ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit fatal të ndodhur dje pasdite në Drenoc të Klinës.

Sipas policisë, një femër, këmbësore ka vdekur në spitalin rajonal të Pejës, pasi ishte goditur nga një automjet rreth orës 17:00, transmeton IndeksOnline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin femër kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal Pejë ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./IndeksOnline/