75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / AR

I heqin inatet, festa e flamurit i bën bashkë Kurtin dhe Edi Ramën

Ka nisur në Vlorë ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë, me prezencën e krerëve më të lartë të shtetit.

Presidenti shqiptar Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha pas këndimit të Himnit Kombëtar, kanë vendosur kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit.

Në 112 vjetorin e pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi dhe qindra qytetarë, mes tyre shumë të ardhur nga Kosova janë bërë pjesë e festës me veshje kombëtare./A2Cnn

klikoni KËTU për video.