75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / FR

“Me gratë që reflektojnë frymëzim për popullin e Kosovës”, Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Festën e Flamurit ka takuar ushtaret e Kosovës.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se Kosova është plot shpresë në rrugën e saj përpara.

“Me ushtaret tona, gratë që reflektojnë frymëzim për të gjithë popullin e Kosovës.Kosova jonë është plot shpresë në rrugën e saj përpara, drejt aspiratave të reja të sigurisë dhe integrimit, drejt barazisë dhe emancipimit.”, shkruan Haxhiu.