75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / L A

Aksidentohet autobusi i Real Madridit

Autobusi i skuadrës së Real Madridit përfshihet në një aksident në autostradë në Angli.

Në rrjetet sociale u shfaqën pamjet e një autobusi të palëvizshëm pas një përplasjeje të dukshme me një kamion.

Sic raporton “Daily Mail”, përplasja kishte ndodhur teksa autobusi udhëtonte drejt jugut.

Policia e Warwickshire konfirmoi se kishte marrë një raport aksidenti, por asnjë informacion të mëtejshëm për momentin.

Kujtojmë që Reali, mbrëmë ka humbur ndaj Liverpoolit në “Anfield”, me rezultat 2-0./IndeksOnline/