Vihet gur themeli për ndërtimin e sallës sportive në shkollën “Ali Ajeti” në Podujevë

Sot në mëngjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Podujevën.
Ai ka marrë pjesë në vënien e gur themelit për ndërtimin e sallës sportive në shkollën “Ali Ajeti” në fshatin Sfeçël të këtij qyteti.
Po ashtu pos Kurtit në këtë ngjarje prezente ishte edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.
Më tej është bërë e ditur se gjatë ditës, Kurti do të marrë pjesë edhe në vendosjen e gur themelit të Qendrës së Kompetencës, fshati Livadicë dhe në vendosjen e gur themelit të tregut të gjelbër, në këtë komunë./Indeksonline/