75 Mall Live Search
13:04 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / G T

“Dilni në fushë dhe kënaquni”, kështu iu drejtua Kosovare Asllani bashkëlojtarëve të saj para ndeshjes me Serbinë

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave ka shënuar fitore 2:0 ndaj Serbisë në kualifikimet për Euro Women, takim ky i luajtur në Leskovac, stadiumi “Duboçica”.

Faqja zyrtare e Suedisë, në kategorinë e femrave ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet futbollistja shqiptare duke i folur bashkëlojtareve të saja, shkruan Indeksonline

“Dilni në fushë dhe kënaquni. Relaksohuni, ne luajmë për Suedinë. Tani shkojmë në Kampionatin Europian”, ishin fjalët e Kosovare Asllanit

Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Serbisë dhe Suedisë zhvillohet më 3 dhjetor./Indeksonline/