LDK-ja publikon një arë të papunuar, u dhanë 100 mijë euro, por toka mbeti batall

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Egzon Pacolli, ka publikuar një video të një are të papunuar, për të cilën ka thënë se janë dhënë 100 mijë euro nga ministria e Faton Pecit, por se toka ka mbetur batall.
Derisa ka bërë pyetje se ku kanë përfunduar fondet e grantit prej 100 mijë eurosh, të marrë nga Ministria e Bujqësisë, ka kërkuar nga ministri Peci që ta publikoë listen e përfituesve për vitin 2024 për arra dhe lajthia.
Postimi i plotë:
Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.
Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë:
A është punuar ndonjë gjë tashmë dy vjet?
Ku kanë përfunduar fondet e grantit ?
Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.
Pse nuk po e publikon?
Çfarë po fsheh?
7 raste 700 mijë euro.
Vazhdon…