75 Mall Live Search
14:44 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / Z S

Vihet gur themeli i tregut të gjelbër në Podujevë

Gjatë ditës së sotme në Podujevë, qëndroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në Podujevë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, morën pjesë në vendosjen e  gur themelit të tregut të gjelbër.

Ky projekt ka vlerë të investimit prej 1.44 milionë euro, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.600 metra katrorë.

Është bërë e ditur se objekti do të ketë tri nivele: bodrumin, katin përdhes dhe katin e parë. 

Po ashtu është bërë e ditur se do ketë depo, parking për 30 vetura, dyqane dhe hapësirë për rreth 40 tezga për fruta dhe perime.

 Sipas planit dinamik, punimet parashihen të përfundojnë brenda 300 ditëve./Indeksonline/