75 Mall Live Search
19:30 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Jep dorëheqje presidenti i Besiktasit

Presidenti i skuadrës së Besiktasit, Hasan Arat ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai ka kërkuar nga Bordi Drejtus të lirohet nga kjo pozitë, për asrsye personale, shkruan IndeksOnline.

Bordi Drejtus i klubit turk, sot ka mbajtur mbledhje urgjente ku është pranuar dorëheqja e Kryetarit të Bordit të Drejtorëve, Hasan Arat.

Në krye të Besiktasit është vëndosur Hüseyin Yücel, i cili ishte zëvendëskryetar i Bordit.

”Për shkak të dorëheqjes së z. President Hasan Arat nga anëtarësia e plotë, anëtari ynë zëvendësues Z. Kadir Kılıç është hequr nga anëtarësia në bazë të nenit 25.3 të Kartës sonë. Është vendosur emërimi i tij si anëtar i plotë i Këshillit Drejtues sipas nenit.

Bordi i Drejtorëve të Beşiktaş JK do të vazhdojë plotësisht detyrat e tij deri në datën e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/