75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / MSH

Detaje: Kanalet e “Ibër Lepencit” dyshohet të jenë shpërthyer qëllimisht

IndeksOnline raportoi çaste më parë se kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulmuar me një mjet shpërthyes.

Rastin për IndeksOnline e konfirmoi edhe kryeshefi i kësaj KRU-je, Faruk Mujka.

“Po. Këtë punë e ka marrë në kompetencë policia. Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë”, tha Mujka.

Ndërkohë, burime të IndeksOnline pohojnë se kanali është sulmuar qëllimisht.

Burimet pohojnë se gypi i ujit në fshatin Varagë të Zubin Potokut është shpërthyer me mjet shpërthyes.

Si pasojë e shpërthimit të fortë, përreth janë dëgjuar detonime, me ç’rast janë dëmtuar gypat e “Ibër Lepencit”.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin./IndeksOnline/