Begaj telefonon Osmanin, e quan “akt terrorist” sulmin në “Ibër Lepenc”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka telefonuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas sulmit të mbrëmshëm me eksplozivë në kanalin e ujësjellësit në veri.
Pas bisedës, Begaj thotë se denoi këtë akt terrorist, që cenon sigurinë kombëtare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.
Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, shkroi Begaj në “X”.
E presidentja Osmani e falënderoi për perkrahjen e vazhdueshme.
“Faleminderit president Bajram Begaj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës”, replikoi Osmani./Indeksonline/
Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, @VjosaOsmaniPRKS , ku
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 30, 2024
dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.…