Raportohet se është arrestuar një person në Leposaviq, policia po kryen bastisje pas sulmit në Ibër-Lepenc

Nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri të vendit, në komunën e Leposaviqit një person është arrestuar.
Burime të tëvë1 bëjnë të ditur se në këtë komunë dyshohen se mund të ketë persona që janë të ivoluar në rastin e hedhjes së mjetit shpërthyes në kanalin e Iber-Lepencit në Zubin Potok.
Ndryshe, në veri të vendit është duke u zhvilluar aksion i forcave të Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.