Ekskluzive: Rritet numri i të arrestuarve në veri, ka prova që janë të implikuar në sulmin e mbrëmshëm

Policia e Kosovës ka kryer disa arrestime të reja në veri.
Burime të Indeksonline bëjnë te ditur se afër 10 persona janë të arrestuar lidhur me sulmin e kryer mbrëmë në kanalet e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ka prova të dukshme që disa nga të arrestuarit i ndërlidhin me sulmin e kryer mbrëmë.
Arrestimi i tyre është kryer në orët e para të mëngjesit dhe policia po heton edhe disa pista të reja që ndërlidhen me këtë rast./Indeksonline/