75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / FR

Kryetari i Zubin-Potokut bisedon me policët që po patrullojnë pranë kanalit të “Ibër Lepencit”

Në kanalet e ujësjellësit të “Ibër Lepencit” mbrëmë ndodhi një shpërthim i qëllimshëm me eksplozivë, që sipas krerëve të shtetit, u bë nga grupet kriminale serbe në veri.

Sot, njësite të shumta të KRU-së po merren me sanimin e dëmit, teksa forcat e policisë janë shtuar në vendin e ngjarjes.

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, vizitoi policët që po patrullojnë zonat përreth, si dhe punimet në kanal të ujësjellësit, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri një bisedë të shkurtër me të pranishmit.

Më poshtë video: