Problemi i Mbappes është i njëjtë me atë që kemi të gjithë, thotë Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen.
Ancelotti, gjendet në situatë krize së bashku me skuadrën e tij ku rrezikojnë eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Ancelotti u pyet edhe për formën e dobët të Kylian Mbappes
⚪ Ancelotti: "El problema de Mbappé es el mismo que tenemos todos… No hemos tenido continuidad ni hemos sacado nuestra mejor versión. Pero no es un problema suyo individual" pic.twitter.com/PvNwjNyQg7
— MARCA (@marca) November 30, 2024
“Problemi i Mbappes është i njëjtë me atë që kemi të gjithë… Nuk kemi pasur vazhdimësi dhe nuk kemi luajtur më të mirën. Por nuk është problemi i tij individual”, u shpreh Ancelotti.
Real Madridi, kujtojmë që do të pres në “Santiago Bernabeu” Getafen me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 16:15./IndeksOnline/