Ministria e Jashtme turke: Dënojmë sulmin në veri, jemi të gatshëm për ndihmë nëse është nevoja

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër-Lepenc, duke shprehur solidaritetin me Kosovën.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e djeshëm (29 nëntor) në një kanal të ujit në Zubin Potok në veri të Kosovës, i cili është kritik për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës. Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e MPJ-së turke.
MPJ tha se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën nëse është e nevojshme.
“Shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë që mund të ketë nevojë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”.
Regarding the Attack on Water and Electricity Infrastructure in Northern Kosovo https://t.co/wc0JSGTG0K pic.twitter.com/8gYJG9K4si
— Turkish MFA (@MFATurkiye) November 30, 2024