75 Mall Live Search
14:03 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / L A

Pyetet rreth vazhdimit të kontratës me Liverpoolin, ja si u përgjigj Van Dijk

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ende nuk ka vazhduar kontratën e tij.

Van Dijk, sikurse Salah ka dhënë një deklaratë që tronditi tifozët e “Redsave” para superndeshjes ndaj Manchester Cityt.

“Të jem i sinqertë, jo.. nuk ka asnjë përditësim, nuk ka asnjë lajm. Kështu që nuk kam asgjë për të ndarë me ju.

Nëse lexoni raporte për marrëveshje të kryera, ose pa marrëveshje, të gjitha këto NUK janë të vërteta. Gjithçka duhet të përshtatet së bashku, sigurisht që po zhvillohen biseda midis klubit dhe agjentit tim, por tani nuk kam asgjë për të ndarë në futboll, dua ta mbyll me sukses sezonin dhe le të shohim se çfarë sjell viti tjetër”, u shpreh Van Dijk për “Viaplay”.

Van Dijk, është pjesë e Liverpoolit që nga janari i vitit 2018 ku ka bërë 287 paraqitje.

Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, EFL Cup, titullin e Premier League, FA Cup, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës si dhe u shpall lojtari më i mirë në Evropë për vitin 2019./IndeksOnline/