75 Mall Live Search
11:54 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / L A

Skuadrat e Premier League pas yllit të Dortmundit

Anësori i Borussia Dortmundit, Jamie Gittens po shkëlqen me Dortmundin këtë sezon.

Pas performancës së tij ndaj Bayernit, ku shwnoi edhe gol, flitet se ka interesim për të nga skuadrat e Premier League.

Siç raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, për Gittens ka interesim nga Arsenali, Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami i janë vënë pas anësorit anglez, mirëpo Dortmundi thuhet se po kërkon rreth 100 milionë euro për të.

Gittens, ka kontratë me “Verdhezinjtë” deri në 2028-tën.

Anglezi, këtë sezon me Dortmundin ka shënuar 8 gola dhe 4 asistime në 19 paraqitje./IndeksOnline/