75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Shkumbin Demaliaj njofton se nuk do të jetë kandidat për deputet, kërkon mbështetjen për Haradinajn

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka njoftuar se nuk do të garojë për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Demaliaj ka bërë të ditur se vendimi i tij vjen nga një vlerësim personal.

Demaliaj ka njoftuar se në zgjedhjet qendrore ta mbështesë Ramush Haradinajn dhe ka kërkuar gjithashtu nga përkrahësit e tij ta bëjnë gjë të tillë.