75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / G T

Skuadra e Fiorentinas tregon gjendjen e futbollistit Edoardo Bove

Skuadra e Fiorentinas dhe Spitali Universitar Careggi kanë reaguar për herë të parë mbi gjendjen e futbollistit, Edoardo Bove.

Siç shkruhet në komunikatë, futbollisti tashmë është në gjendje stabile, por me terapi intensive, shkruan Indeksonline

Reagimi i shpejt në spital, ia kanë përjashtuar dëmtimin akut të sistemit nervor, kurse në 24 orët e ardhshme do të rivlerësohet edhe sistemi kario-frymëmarrës.

Bove ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes kundër Interit. Regimi i lojtarëve të dy skuadrave ishte shumë i shpejt, kurse me vonesë erdhi edhe autoambulanca, për ta dërguar në spitalin e afërt.

Kujtojmë që ndeshja mes Fiorentinas dhe Interit nuk vazhdoi fare dhe mbetët për një datë të pacaktuar./Indeksonline/