Ganimete Musliu i reagon Kurtit: Po të vjen fundi, Thaçi së shpejti do të kthehet si triumfues në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti dje në një konferencë për media ka folur për sulmet në veri të vendit, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, ku përmendi edhe ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
Kurti tha se ushtria jonë nuk mund të shkojë në veri nga zotimi i Thaçit bërë në vitin 2013.
Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i cili i thotë kryeministrit se po të vjen fundi, kurse shton se Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë si triumfues.