75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / L A

Real Madridi në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, interesohet për yllin e Manchester Unitedit

Real Madridi do të bëjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit.

“Madrilenët”, dëshirojnë të përforcohen në repartin e mbrojtjes, më saktësisht në krahun e djathtë pas lëndimit të Dani Carvajalit.

Pas interesimit për Alexander-Arnoldin, siç raporton “Relevo” në listë ka hyrë tashmë edhe lojtari i Manchester Unitedit, Diogo Dalot.

Mirëpo drejtuesit e Manchester Unitedit, kërkojnë rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë portugezin./IndeksOnline/