75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / mp

Policia e shpall një person në kërkim, ja për çfarë dyshohet

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar për dëmtim të pasurisë.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për veprën: Asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit, 192.”, thuhet në kërkesën e policisë.