75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / k.v

Vetaksident në Kçiq të Mitrovicës, nuk dihet për të lënduar (Video)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet një veturë e rrokullisur në skaj të rrugës.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret e rastin.

Përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion rreth gjendjes shëndetësore të personit apo personave të përfshirë në aksident./IndeksOnline/