75 Mall Live Search
17:30 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / MSH

Abdixhiku ironizon me Qeverinë për rritjen e çmimeve: Mos ja bo vetes rrafsh! Bëhu ndryshimi!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar videon e radhës me “dështimet” e qeverisë aktuale.

Duke shpërfaqur rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike, në videon që ka protagonist aktorin e njohur, Lulzim Bucollin, Abdixhiku ka ironizuar mazhorancën duke porositur: “Mos ja bo vetes rrafsh. Bëhu ndryshimi!”.

Duket se Abdixhiku ka planifikuar disa pjesë të kësaj serie, pasi kjo e çmimeve u prezantua si “Episodi 1”.

Kjo është video e plotë: