75 Mall Live Search
19:14 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / MSH

“BE-ja ta ndalë këtë diskriminim”/ Bislimi reagon pas emërimit të një gjyqtareje serbe në krye të Gjykatës së Preshevës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor në Serbi e ka emëruar Aleksandra Kuzmanoviqin në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë.

Sipas Bislimit, ky vendim thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë, duke përforcuar pabarazinë në institucionet vendimmarrëse në Luginë të Preshevës.

“Tre zëvendësprokurorë shqiptarë në pension janë zëvendësuar me serb. Në rrethin e Pçinjës shqiptarët zënë vetëm 12% të posteve gjyqësore dhe përbëjnë vetëm 2.7% të gjyqtarëve pavarësisht se përbëjnë 30% të popullsisë. Në vitin 2011 është shpërbërë edhe Gjykata Themelore (Komunale) në Preshevë”, shkroi ai.

Zëvendëskryeministri tha se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Shëndetësore të Preshevës ka qenë mjek serb për 2 vjet, ndërsa serbët përbëjnë vetëm 3% të popullsisë në këtë zonë.

Bislimi tha se është urgjente që BE të reagojë dhe të ndalojë këtë diskriminim agresiv të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ky është postimi i plotë i tij:

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në Serbi ka emëruar së fundmi Aleksandra Kuzmanoviqin në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë. Ky vendim thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë, duke përforcuar pabarazitë në institucionet vendimmarrëse.

Tre zëvendësprokurorë shqiptarë në pension janë zëvendësuar me serb. Në rrethin e Pçinjës shqiptarët zënë vetëm 12% të posteve gjyqësore dhe përbëjnë vetëm 2.7% të gjyqtarëve pavarësisht se përbëjnë 30% të popullsisë. Në vitin 2011 është shpërbërë edhe Gjykata Themelore (Komunale) në Preshevë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë Shëndetësore të Preshevës ka qenë mjek serb për 2 vjet, ndërsa serbët përbëjnë vetëm 3% të popullsisë së zonës. Angazhimi i Serbisë për të drejtat e pakicave është inekzistent. Është urgjente që BE të reagojë dhe të ndalojë këtë diskriminim agresiv.