75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / L A

Luke Shaw konfirmon lëndimin e tij, mungon ndaj Arsenalit

Luke Shaw do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në një postim në instagram.

“Përshëndetje djema, më dhemb që do ta shkruaj këtë pasi me të vërtetë mendova se i kisha kaluar përpjekjet e mia të fundit dhe isha në një rrugë pozitive, duke shkuar përpara, por për fat të keq. Kam pasur një pengesë të vogël.

“Kam kaluar shumë ulje-ngritje, por kjo ka qenë padyshim periudha ime më e vështirë. Jam absolutisht i shkatërruar dhe është jashtëzakonisht e vështirë të pajtohesh me realitetin në këtë moment.

“Unë e kuptoj se do të ketë njerëz të frustruar, të zemëruar, të zhgënjyer dhe i kuptoj të gjitha këto. Askush nuk e ndjen këtë më shumë se unë në këtë moment.

“Por ajo që mund të premtoj është se do të bëj gjithçka që mundem për t’u rikthyer më mirë së shpejti për ta ndihmuar këtë klub të arrijë ambiciet e tij këtë sezon. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Me të vërtetë nuk kalon pa u vënë re dhe unë vërtet e vlerësoj atë”, u shpreh Shaw.

Anglezi, ka bërë vetëm 3 paraqitje në këtë sezon për Manchester Unitedin, dhe pritet të mungojë për disa javë./IndeksOnline/