75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / k.v

Ia qëlloi qenin me pushkë gjuetie, intervenon policia

Është shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt një person i dyshuar pasi që me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Sraishtë të Ferizajt, të martën rreth orës 16:00, transmeton IndeksOnline.

Pushka e gjuetisë, 26 fishekë dhe një pistoletë janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/