75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / MSH

Pamela Anderson sfidon të gjithë, shfaqet pa makijazh në “Gotham Awards”

Aktorja e njohur, Pamela Anderson, ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në ceremoninë “Gotham” për çmimet për filma, që u mbajtën në Nju-Jork.

57-vjeçarja Anderson u shfaq pa makijazh në tapetin e kuq, duke prezantuar bukurinë e saj natyrale, të prekur nga vitet mbi supe, shkruan IndeksOnline.

E pyetur se përse është shfaqur tërësisht pa grim, Anderson tha se më nuk i duket interesant kjo gjë.

“Unë vendos grim, më pëlqen të lyhem nganjëherë. E ka kohën dhe vendin e vet. Thjesht e ndjej se nuk ka më kuptim”, deklaroi ajo.

Aktorja kanadezo-amerikane kishte të veshur një fustan të verdhë të gjatë, të thjeshtë dhe elegant njëherësh.

Një muaj më parë, Anderson mori pjesë edhe në ceremoninë e çmimeve “Independent Spirit Awards”, ku edhe aty u shfaq pa grim./IndeksOnline