75 Mall Live Search
10:16 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / G T

Memphis Depay shënoi një eurogol në Brazil te Corinthians

Skuadra e Corinthians shënoi fitore 3:0 ndaj Bahias në ndeshjen e javës së 37-të në Serie A të Brazilit.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i njohur holandez, Memphis Depay, shkruan Indeksonline

Por, goli i dytë i ish-lojtarit të Atletico Madrid ishte kryevepër.

Depai shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 61’të për ta vulosur fitoren e skuadrës së tij me shifrat 3:0.

Shikone këtë supergol: