75 Mall Live Search
19:21 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / Z S

Vetura godet për vdekje një 75-vjeçar në Kopiliq të Skenderajt

Një veturë ka goditur për vdekje një person të moshës 75-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar  në  fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë  përfshirë  një  veturë dhe një  këmbësor, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara  ka humbur  jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar”, ka thënë ai.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit  trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në konfirmim./Indeksonline/