Franca mbetet pa kryeministër

Qeveria e Francës ka rënë pasi deputetët votuan për rrëzimin e kryeministrit francez Michel Barnier, duke e zhytur vendin në pasiguri politike.
Barnier do të mbetet kryeministri me mandatin më të shkurtër në historinë franceze pasi u emërua nga Emmanuel Macron në shtator pas zgjedhjeve të parakohshme të korrikut.
Presidenti francez thuhet se dëshiron të emërojë një zëvendësues përpara se Donald Trump të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales Notre-Dame në Paris të shtunën, raporton The Telegraph.
Por pyetjet mbeten nëse deputetët do të mbështesin një alternativë.
Partitë e majta dhe të djathta të Francës u bashkuan për të sjellë dy mocione kundër kryeministrit francez në fillim të kësaj jave, pasi ai përdori një fuqi të rrallë kushtetuese për të detyruar buxhetin e tij./Indeksonline/