“Është koha për të treguar kush jam”, Kylian Mbappe i dëshpëruar për humbjen: Rezultat i keq!

Skuadra e Real Madridit ka pësuar humbje ndaj Athletic Bilbaos me rezultatin 2:1 në La Liga.
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe humbi një penallti vendimtare mbrëmë, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Mbappe u shpreh tejet i dëshpëruar me rezultatin, por ka edhe një premtim.
“Rezultat i keq. Një gabim i madh në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi”. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të.
“Një moment i vështirë, por është koha më e mirë për të ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar KUSH JAM”, u shpreh Mbappe pas ndeshjes