75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / G T

Willian Estevao, ky yll i ri i futbollit/ Shënon supergol në Brazil

Skuadra e Palmeiras shënoi fitore me shifrat 2:1 ndaj Cruzeiros, në ndeshjen e javës së 37 në Brazil.

Golin e fitores për ekipin mysafir e shënoi ylli i ri brazilian, Willian Estevao, shkruan Indeksonline

17-vjeçari shënoi nga gjuajtja e lirë, një gol tejet të bukur në minutat e fundit të ndeshjes.

Ai nuk festoi golin, pasi më parë ishte pjesë e grupmoshave të reja te skuadra e Cruzeirosit.

Kujtojmë se Willian Estevao në qershor të vitit 2025 do t’i bashkohet Chelseat për afro 40 milionë euro./Indeksonline/