75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

Vijon aksioni i NPB-së dhe Njësisë Speciale, ndaj pronave të uzurpuara

Mëngjesi i sotëm në Prishtinë zbardhi me një aksion të hershëm të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe Njësisë Speciale të policisë.

Aksioni nisi në restaurantin “Ragno” në Aktash, për të vijuar më pas në disa lokale të tjera që gjendën në këtë lagje.

Aksioni i përbashkët po bëhet për të kthyer në menaxhim pronat e uzurpuara, shkruan IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline pohojnë se lokalet në të cilat u zhvilluan operacionet, kishin kontrata të skaduara për qendrim, si dhe obligime të mëdha financiare – borxhe, ndaj NPB-së.

Më poshtë pamje nga dy aksionet e deritanishme: