Policia interviston një femër në Prishtinë, shiste barna të kontrabanduara

Njësiti relevant policor në konsultim me prokurorin, ka intervistuar një femër e cila dyshohet se kishte shitur barna të kontrabanduara.
Ndërkaq inspektorët farmaceutikë kanë bërë sekusestrimin e barnave.
“Prishtinë 04.12.2024. Njësiti relevant policor, në konsultim me prokurorin, ka intervistuar të dyshuarën femër kosovare e cila dyshohet se kishte shitur barna të futura në vend si kontrabandë. Inspektorët farmaceutikë kanë bërë sekuestrimit e barnave, rasti është iniciuar dhe ëshntë në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/