75 Mall Live Search
09:52 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / k.v

Arrestohet shoferi për aksidentin fatal të ndodhur afër Skenderajt ku humbi jetën një grua

Një 70-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Kopiliq të Skënderajt.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshiera një veturë dhe një këmbësore.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar  në  fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësorja e moshës rreth 70 vjeçe”, deklaroi Zahiti.

Bëhet e ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/