75 Mall Live Search
14:11 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / mp

Avokati i Fadil Fazliut: Nuk kemi informacione se për çka është arrestuar

Avokati i Fadil Fazliut, që u arrestua sot nga Specialja, Skënder Musa para gazetarëve ka thënë se Fazliun do ta dërgojnë në Speciale dhe se informata tjera nuk dhanë.

Musa tha se nuk i është dhënë asnjë informacion se mbi çfarë baze është arrestuar Fazliu.

Ai shtoi se nuk e kanë lejuar të hynte brenda veç se i kanë treguar që pritet ta dërgojnë Fadil Fazliun në Hagë.